December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ky është i dyshuari që plagosi vëllain e tij dhe një person tjetër në Fushë Kosovë – Sinjali

1 min read

Gazeta Sinjali raportoi për një vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, me ç’rast dy persona mbetën të lënduar, ndërkaq u arrestuan katër të dyshuar. Viktimat dhe njëri nga të dyshuari janë dërguar në QKUK, kurse tre të arrestuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari për këtë vrasje në tentativë që përveç një personit, plagosi aksidentalisht edhe vëllain e vet është Lirim Bajrami.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali ngjarja nisi për shkak të një mosmarrëveshje mes të dyshuarve dhe viktimës, ku Lirim Bajrami plagosi me armë zjarri viktimën (emër i njohur për redaksinë).

Policia ka arrestuar fillimisht një të dyshuar, ndërkaq më pas janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një armë dhe disa gëzhoja.

Dy viktimat dhe një i dyshuar janë dërguar në QKUK, ku i dyshuari gjendet nën përkujdesjen e Policisë. Ndërsa tre të dyshuarit e tjerë që u arrestuan janë dërguar në mbajtje.

Një sinjalizues i Sinjalit mbrëmë ka dërguar video në adresë të gazetës, ku shihet momenti i dorëzimit të të dyshuarit, i cili po ndiqej nga zyrtarët policorë.

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali