Lajmi i fundit: Burgim të përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitajt

Vrasësi i Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj, është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën Themelore të Ferizajt, njofton Klan Kosova.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Naser Pajazitaj akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna e Deçanit, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” , me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka vrarë Donjeta Pajazitajn.

[embedded content]

Rasti ishte rikthyer në rigjykim në vitin 2019.

Më poshtë mund të shihni videon kur ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm njësoj sikur sot.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Klan Kosova