December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Lazio njofton për largimin e Inzaghit – KOHA.net

1 min read

Lazio edhe zyrtarisht ka njoftuar të enjten se Simone Inzaghi nuk do ta rinovojë kontratën me klubin.

Inzaghi është në krye të emrave si zëvendësues të Antonio Contes tek Interi, pasi ish-trajneri i Chelseat u largua skuadrën me të cilën u shpall kampion në Serie A këtë edicion. Ishte titulli i parë i fituar nga Interi në 11-të vjet.

Drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka thënë se emri i trajnerit të ri do të bëhet i ditur së shpejti, dhe ai emër mund të jetë i Inzaghit.

Burimi i lajmit: Koha Net