December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

“Le të ulët në b*th”, ofendime e përplasje në Kuvend – Kosova Sot

1 min read

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, pati fjalosje mes kryesueses së sotme të seancës, Saranda Bogujevci të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetëve të opozitës.

Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës i tha kryesueses që t’i kërkojë ministrit Hekuran Murati të mos përzihet me punë të Kuvendit, duke i thënë “le të ulet në both”, për çka Bogujevci i ktheu që “me atë fjalor nuk të lejoj me u qas, andaj shko ulu në vendin tënd”.

Ndërkaq, pas kësaj, Armend Zemaj iu drejtua Bogujevcit me fjalën “sa naive”, duke aluduar që ajo si kryesuese nuk po di ta menaxhojë seancën si duhet.

Të gjitha këto diskutime ndodhën pasi LVV propozoi që në rend dite të futen edhe dy pika që kanë të bëjnë me AKP-në dhe ARKEP-in, për çka u kundërshtua nga opozita.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot