Llapi interesohet për yllin e Feronikelit – GazetaBlic

Skuadra e Llapit ka filluar përforcimet para ndeshjeve në garën evropiane, Conference League.

Llapi fitoi Kupën e Kosovës në edicionin 2020/21, me ç’rast ka siguruar edhe daljen në Evropë për herë të parë.

Tashmë, Tahir Batatina dhe drejtuesit e tjerë të klubit kanë filluar të mendojnë për transferimet që do t’i bëjnë para ndeshjeve që do të luhen në fillimin e muajit korrik.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë që Llapi ka shprehur interesim për transferimin e lojtarit të Feronikelit, Jean Da Silva Carioca.

Megjithatë, ende nuk ka diçka konkrete në lidhje me transferimin e Cariocas në ekipin e Llapit, por interesimi nga ana e klubit nga Podujeva nuk mungon.

Carioca para dy ditësh ka thënë përr gazetën tonë se dëshiron ta vazhdojë karrierën në Kosovë dhe po pret oferta.

“Do të doja të qëndroja këtu në Kosovë, pasi do të pres dhe do të shoh nëse do të marr ndonjë ofertë. Nëse nuk kam ndonjë ofertë, do të kthehem në Brazil. Unë Do të pres deri në fund të qershorit. Kosova është shtëpia ime e dytë”, tha Jean Agostinho Da Silva.

Ndërkohë, trajneri i Llapit, Tahir Batatina dje tha se klubi i tyre po vazhdon të punojë në përforcimin e skuadrës.

Do të ketë transferime të reja tek Llapi me disa futbollistë cilësorë që kanë luajtur tek skuadrat e Superligës, por edhe me futbollistë nga jashtë”, ka thënë Batatina.

/GazetaBlic Sport

Burimi i lajmit: Gazeta Blic

Author: admin