December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Lukaku letër emocionuese Contes: Falë teje u bëra sulmues më i mirë – GazetaBlic

2 min read

Romelu Lukaku e ka falenderuar Antonio Conte pasi tha se ai e ka ndryshuar atë si lojtar ndërsa ai i dha një lamtumirë emocionale trajnerit italian pas largimit të tij shokues nga Inter Milan.

51-vjeçari kaloi dy vjet në krye të Interit dhe i udhëheqi ata në titullin e tyre të parë në Serie A pas 11 vitesh, duke i dhënë fund dominimit të Juventusit në Itali,shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht sukseseve me Inter, Conte u largua nga ekipi italian, pasiqë pronari i Interit informoj stafin e tij që klubi është në probleme serioze financiare dhe do të ulen pagat e stafit për 20% dhe do duhet të shiten disa lojtarë për të dal nga kriza.

Belgu tha se Conte e ka ndihmuar shumë atë që të përmirësohet si lojtar në letrën e tij lamtumirëse drejtuar trajnerit italian.

“Ju erdhët në kohën e duhur dhe në thelb më ndryshuat si lojtar dhe më bëtë edhe më të fortë mendërisht dhe më e rëndësishmja kemi fituar trofe sëbashku”, tha sulmuesi i Inter.

“‘Fitoret janë gjithçka që ka rëndësi për ju dhe më vjen mirë që ju kam pasur si trajner”, vazhdoi ai.

Në fund letrën e ka përmbyllur duke i uruar atij dhe stafit të tij, suksese në të ardhmen.

“Ju uroj juve dhe stafit tuaj të gjitha të mirat në të ardhmen”, përfundoi sulmuesi belg.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic