November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Lumezi: Vettingun ta bëjmë ne, e jo ministria

1 min read

Kryeprokurori, Aleksandër Lumezi, ka thënë se vettingu duhet të bëhet nga vetë sistemi i drejtësisë,  jo ministria.

Ai në KallxoPërnimë, tha se edhe ata duhet të kenë mbikëqyrje në këtë proces.

“Nëse nuk e meritojmë të jemi në këto pozita, duhet të shkojmë në shtëpi, po nëse e meritojmë, duhet ta bëjmë ne vettingun, sepse më mirë se ne as ministria as kryeministria as presidenca, as askush nuk mundet, sepse nuk e dinë çfarë është komuniteti i prokurorëve dhe gjyqtarëve”, tha Lumezi.

Ai shtoi se ende janë duke e plotësuar numrin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“E kemi pas praktikën e vettingut, e që kemi vuajtur për numër të vogël të gjyqtarëve dhe pas 10 viteve ende jemi duke e plotësuar numrin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, kjo ka qenë arsyeja se pse nuk kemi pas efikasitet në trajtimin e lëndëve, sepse jemi të stërngarkuar me lëndë”, tha Kryeprokurori.

Partia në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje, vazhdimisht ka insistuar në vettingun për drejtësi.

Këtë proces e ka edhe pjesë të programit qeverisës. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder