May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Macron thotë se Franca duhet të ‘përballet me historinë’ mbi gjenocidin në Ruandë – Telegrafi

2 min read

Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca duhet të “njohë shkallën e vuajtjeve” të shkaktuara nga vendimet e saj në kohën e gjenocidit në Ruandë, gjatë vizitës së tij të parë në vendin e Afrikës Lindore si president.

Macron arriti në Ruandë të enjten në një përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve që janë “turbulluar” për vite me radhë për veprimet e Francës që çuan deri në vrasjet e vitit 1994 që lanë të vdekur 800,000 njerëz.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është vizita e parë e Macron në vend që nga marrja e detyrës.

Para se të nisej, ai kishte shprehur shpresën për një fillim të ri në marrëdhëniet ndërmjet vendeve.

Presidenti i Ruandës, Paul Kagame priti Macron pas mbërritjes së tij.

Në një fjalim në një përkujtimore për viktimat e gjenocidit, Macron tha se Franca kishte për detyrë të “përballej me historinë dhe të njihte shkallën e vuajtjeve që i shkaktoi popullit ruandas”.

Megjithëse Franca dëshironte të parandalonte një konflikt rajonal ose luftë civile në negociatat ndërkombëtare në gusht të vitit 1993, tha Macron, ajo kishte injoruar paralajmërimet nga vëzhguesit, duke dalë në anën e pavullnetshme të autorëve që do të bënin gjenocid muaj më vonë.

Një komision historianësh konkludoi së fundmi se Franca mbante një përgjegjësi të rëndë për gjenocidin; një nga përfundimet ishte se Parisi kishte qëndruar “i verbër” ndaj përgatitjeve për vrasjet.

Megjithatë, nuk kishte asnjë provë të bashkëpunimit të Francës në vdekjet.

Macron është planifikuar të vazhdojë për në Afrikën e Jugut të premten. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi