Man United humbi shkaku i moskoncentrimit të De Geas – Kosova Sot
1 min read
Villarreal është fituese e Europa League pas një ndeshje “maratonë”, e cila u mbyll vetëm përmes penalltive.
120 minutat përfunduan në barazim 1-1 me gola të shënuar nga Gerard Moreno për spanjollët dhe Cavani për Manchester United.

Lexoni edhe:
Xherdan Shaqiri kërkon tre milionë euro në sezon, a do të pajtohet Fenerbahçe?
Skuadra e Unai Emery u tregua më e ftohtë te penalltitë, pas plot 21 goditjeve të sakta nga pika e bardhë.
Kur radha i erdhi portierëve, aty u mbyll ky karval i penalltive.
Rulli i Villarreal e gjuajti penalltinë si të ishte një sulmues klasi, derisa ai që dështoi ishte David de Gea, e që i kushtoi Unitedit. De Gea dështoi më shumë edhe shkaku i mos koncentrimit para se të godasë topin, duke e gjuajtur shumë dobët.
(Kosova Sot Online )
Burimi i lajmit: Kosova Sot