December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Manastiri i Deçanit shpallet “monument në rrezik” – Sinjali

1 min read

Propaganda e Beogradit dhe e Kishës Ortodokse Serbe ia ka dalë që organizata e njohur e trashëgimisë kulturore – “Europa Nostra” – ta përfshijë Manastirin e Deçanit në mesin e shtatë monumenteve më të rrezikuara të trashëgimisë.

Lajmin e ka mirëpritur Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janiq, i cili tha se ky rangim do të kthejë vëmendjen drejt këtij objekti fetar për ta mbrojtur atë.

Jam shumë i nderuar që Manastiri i Deçanit është në listën e shtatë objekteve më të rrezikuara. Jam thellësisht i bindur se do të kontribuojë ndjeshëm në mbrojtjen e trashëgimisë sonë të pacenueshme në Kosovë dhe do të rrisë ndërgjegjësimin se trashëgimia kulturore ka për qëllim të na bashkojë më shumë sesa të na largojë”, tha ai.

Europa Nostra është një Federatë paneuropiane për trashëgiminë kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës./Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali