December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mancini: Verratti po rikuperohet shpejt, shpresoj të kem sa më pak dyshime – GazetaBlic

2 min read

Italia ka nisur përgatitjet në kuadër të Kampionatit Europian 2020, teksa futbollistët e grumbulluar paraprakisht nga trajneri Roberto Manicni, po punojnë në Sardenjë, aty ku do të luajnë edhe një miqësore me skuadrën e San Marinos.

Tekniku i “të kaltërve” doli sot në një konferencë për shtyp, ku zbuloi formacionin me të cilin do të nisë ndeshjen ndaj San Marinos dhe foli me superlativa për sulmuesin e Sassuolos, Raspadori.

“Ndaj San Marinos do të luajnë nga minuta e parë Cragno, Toloi, Mancini, Ferrari, Biraghi, Cristante, Pessina, Castrovilli, Bernardeschi, Kean, Grifo. Raspadori ka një problem dhe nuk është stërvitur me grupin. Më pëlqen shumë, por nuk e kemi vendosur nëse do të vijë me ne apo do të shkojë me Italinë U21. Skuadra është e qetë dhe po punon mjaft mirë këto ditë”, deklaroi trajneri Italian.

Mesfusha është reparti që shqetëson më shumë, me Verrattin, Sensin e Pellegrinin që nuk kanë nisur ende punën me grupin, ndërsa Mancini pranon se edhe përzgjedhja e listës finale prej 26 futbollistëve do të jetë një telash më vete.

“Pellegrini po përmirësohet ndjeshëm, ndërsa Verratti po rikuperohet shumë më shpejt nga sa pritej dhe kemi besim se do t’ia dalë të jetë me ne në Europian. Nuk do të jetë e lehtë nxjerrja e listës prej 26 futbollistësh, megjithatë shpresoj që të kem sa më pak dyshime, kur të marr vendimin”, u shpreh Mancini.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic