December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Maqedoni, dje janë aplikuar mbi 11 mijë vaksina – Telegrafi

1 min read

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat vaksinale në Maqedoni dhe se interesimi për vaksinim për çdo ditë po rritet.

Deri tani numri i personave që kanë aplikuar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk është 425.422 qytetarë.

Në pikat vaksinale deri dje janë vaksinuar gjithsej 227.963 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 3.278 persona, ndërsa dje janë vaksinuar gjithsej 11.104 persona. Në Maqedoni janë aplikuar 267.167 doza të vaksinave, ndërsa 54.600 janë rivaksinuar.

Me shifrat e fundit, 46 për qind e popullatës mbi 70 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 40 për qind e popullatës mbi 65 vjet është vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinimit./Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi