May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Maqedoni: Nga java e ardhshme pritet që deputetët të kthehen në sallën e rregullt – Telegrafi

1 min read

“Duke pasur parasysh se deputetët dhe shërbimet në Kuvend janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19, planet janë që në seancën e radhës të kthehemi në sallën e rregullt – Salla 1”.

Këtë e tha sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në takimin jo format që e realizoi me gazetarët.

Ai tha se për këtë duhet të ketë vlerësim dhe rekomandim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive.

“Salla do të hapet edhe për gazetarët, por varet nga ajo se si do të jetë qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Infektive”, tha Xhaferi.

Ndryshe, pas përhapjes së pandemisë dhe infektimit të disa deputetëve, seancat nuk janë mbajtur në sallën e rregullt, por në sallën e madhe të Kuvendit të RMV-së./Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi