December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Maqedonia e Veriut regjistron 13 viktima dhe 53 të infektuar me koronavirus – Sinjali

1 min read

Maqedonia e Veriut të enjten ka regjistruar 13 të vdekur me COVID-19 dhe 53 raste të reja të infektuar me koronavirus, ndërkohë që 11 persona të tjerë janë shëruar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë i
referohet testimit të 2.691 mostrave që flet për trendin në ulje të numrit të të
infektuarve, por edhe të viktimave krahasuar me periudhën e muajit prill, kur
numri i vdekjeve shkonte edhe mbi 50.

Që nga fillimi i pandemisë me koronavirus janë
diagnostikuar mbi 155 mijë persona dhe prej tyre 5.369 kanë vdekur, ndërsa
numri i rasteve aktive është ulur në 2.499 persona.

Pas uljes së ndjeshme të rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve, Komisioni i Sëmundjeve Infektive të pritet të dalë me rekomandimin për lehtësira të reja sa i përket masave kufizuese. Pritet të hiqet vendimi për mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme si dhe të shkurtohet ndalimi i lëvizjes. /GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali