September 20, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Marrin detyrën dy deputetet që zëvendësojnë Bashkim Finon dhe Tom Doshin

1 min read

Gentiana Cakrani dhe Jetmira Raboshta janë dy deputetet e reja në Parlamentin e Shqipërisë që kanë zëvendësuar të ndjerin Bashkim Fino dhe Tom Doshin.

Gentiana Cakrani ka zëvendësuar Bashkim Finon në Qarkun e Fierit, i cili u nda nga jeta si pasojë e Covid-19, ndërsa Jetmira Raboshta zëvendëson Tom Doshin i cili dha dorëheqjen nga mandati aktual i deputetit që fitoi në zgjedhjet e 2017 në Qarkun e Shkodrës.

Dy deputetet u betuan në Parlament në seancën e sotme plenare dhe mandati i tyre do të jetë i vlefshëm deri në Shtator kur formohet edhe Parlamenti i ri. /tvklan.al/

Burimi i lajmit: Klan Kosova