May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

MASH Maqedoni: Shkollat dhe komunat duhet t’i paguajnë orët shtesë për mësimdhënësit – Telegrafi

1 min read

Nëpërmjet një njoftimi, MASH thotë se puna dhe përkushtimi i mësimdhënësve duhet të vlerësohen dhe respektohen.

“Puna dhe përkushtimi i mësimdhënësve duhet të vlerësohen dhe respektohen, posaçërisht në kushte pandemie kur të gjithë në maksimum u përpoqëm të kemi vit të suksesshëm arsimor. MASH u bën thirrje vetëqeverisjeve lokale që ta respektojnë ligjin dhe të paguajnë shtesat për punën jashtë orarit për mësimdhënësit”, theksojn nga MASH.

Ata shtojnë se vazhdimisht në kohë paguhen dotacionet te vetëqeverisjet lokale dhe gjithashtu në tetor MASH ka dërguar letër te shkollat ku rikujtohen obligimet ligjore se mësimdhënësit të cilët punojnë më shumë se orari i punës duhet t’u paguhet shtesë dhe për këtë janë siguruar mjete.

Lexo po ashtu:

Sipas tyre, dias herë kanë bërë thirrje te komunat që ta respektojnë ligjin dhe ta paguajnë shtesën./Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi