December 6, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mbrojtja nga dielli dhe ndikimi i tij – Sinjali

3 min read

Rrezet e ngrohta të diellit fshehin ca rreziqe, transmeton Gazeta Sinjali.

Rrezet e diellit përbëhen nga drita e dukshme (50%), rrezet infra të kuqe (44%) dhe ato ultra-vjollcë – UV (6%).

Rrezet ultra-vjollcë përbëjnë shkaktarin kryesor për paraqitjen e kancerit të lëkurës dhe nxisin mplakjen e parakohshme të lëkurës.

Lëkura nuk fshin nga kujtesa e saj asnjë rreze dielli, sidomos asnjë djegie nga dielli – dhe kjo që nga fëmijëria! Djegiet nga dielli gjatë fëmijërisë shtojnë rrezikun e kancerit të lëkurës.

Rrezet ultravjollcë i rrezikojnë edhe sytë e pambrojtur dhe mund t’u shkaktojnë atyre dëmtime të qëndrueshme

Përse lëkura jonë ka nevojë për mbrojtjen nga dielli?

Lëkura mund t’i ekspozohet diellit për njëfarë kohe pa u skuqur. Tek njerëzit me lëkurë më të bardhë kjo farë kohe e ashtuquajtur e vetëmbrojtjes zgjat vetëm pesë deri dhjetë minuta.

Në rast se ky hark kohor tejkalohet, lëkura ka nevojë për një mbrojtje përmes hijeve, rrobave adekuate ose preparateve për mbrojtje nga dielli.Personat me pigmentim më të errët i rezistojnë diellit pak më gjatë.

Mbrojtja nga dielli – është mirë të dihet! Hija është mbrojtja më e mirë nga dielli! Sipërfaqet e ndritshme, si metali, betoni i bardhemë, uji ose dëbora i reflektojnë dhe i përforcojnë rrezet UV.

Rrobat janë një mbrojtës i mirë nga dielli, ndërkaq jo të gjitha mbrojnë njësoj mirë: rrobat me endje (thurje) të dendur e me ngjyra të forta mbrojnë më mirë se sa tekstilet e çlirëta, të depërtueshme nga drita ose me ngjyra të hapura.

Një kapelë me strehë të gjerë ose një shami mund të mbrojnë qafën (zverkun). Në rastin e syzeve të diellit vini re mbrojtjen UV (shenjën CE „100% UV deri 400 nm“).

Edhe solariumet dëmtojnë lëkurën dhe përfaqësojnë një ngarkesë të panevojshme për trupin e njeriut. Këshilla për aktivitetet në mjedise të hapura I bëni pushimet (pauzat) nën hije. Bartni një kapele (përkatësisht helmetë) dhe syze dielli.

Mbrohuni përmes rrobave: T-Shirt me jakë ose këmisha me mëngë, pantallona të gjata.

Përdorni vazhdimisht preparate mbrojtëse nga dielli me faktor mbrojtës nga drita së paku 25. Sipas mundësisë i spostoni punët në diell përpara orës 11.00 dhe pas orës 15.00, atëherë kur rrezet UV janë më pak intensive. Çdo djegie nga dielli për dikë është e tepërt!

Ekzistojnë forma të ndryshme të kancerit të lëkurës. Më të shpeshtët janë të ashtuquajturit kancerë ngjyrë çelët; më i rrallë, mirëpo edhe më i rrezikshmi, është kanceri i i zi i lëkurës, melanoma.

Kush punon në qiell të hapur i nënshtrohet shumë më tepër rrezeve UV dhe kësisoj ka një rrezikim më të lartë të prekjes nga kanceri i lëkurës.

Ekspozimi shumëvjeçar nën rrezet e diellit vlen si një faktor rrezikues, para së gjithash për kancerët ngjyrë çelët.

Rreziku i juaj personal nga kanceri i lëkurës A keni lëkurë pak më të bardhë? A keni pasur në moshën e fëmijërisë ose të rinisë djegie të shpeshta nga dielli?

Në rast të një diagnostikimi dhe terapie të hershme, edhe forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës, melanoma, ka një prognozë të mirë.

Edhe një ndjenjë e juaja krejtësisht personale, se mos një nishan ka pësuar ndryshim, ose se mos keni paraqitje ndryshimesh të reja lëkurore, është një arsye e mjaftueshme për t’u vizituar te mjeku ose te mjekja.

A mos ka ndryshuar një nishan ngjyrën, formën ose madhësinë e tij? /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali