January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

MD merr mbështetje ndërkombëtare për fushën sundimin e ligjit – KOHA.net

1 min read

Prioritetet dhe koordinimi me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sundimit të ligjit, me synim dhe përkushtim të të dy palëve janë cështjet kryesore të cilat janë diskutuar këtë të mërkurë në takimin që ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka pasur me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe atë në dy panele, ai i nivelit politik për të konfirmuar mbështetjen nga partnerët strategjikë si dhe paneli teknik me synim të bashkërendimit konkret të aktiviteteve.

“Jam e vetëdijshme që plani ynë është ambicioz por i njëjti është i pa kompromis kur flitet për fuqizimin e sektorit të drejtësisë. Për këtë, kërkoj nga ju mbështetje dhe dorë shtrëngim miqësor në hapat e proceset që e presin Republikën e Kosovës në të ardhmen”, ka thënë Haxhiu.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen në çështjet e rëndësishme të sundimit të ligjit e cila do t’i kontribuoj arritjes së objektivave të Ministrisë së Drejtësisë.

Burimi i lajmit: Koha.net