May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Media ruse Regnum shkruan se si NATO po e dëbon Rusinë nga Ballkani – Telegrafi

4 min read

Regnum ka shkruar lidhur me atë se si Aleanca e Atlantikut të Veriut është duke e larguar Rusinë nga ndikimi në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fillim të artikullit, media ruse shkruan për anulimin e ushtrimeve të përbashkëta që ishin planifikuar të mbaheshin nga Serbia, Rusia dhe Bjellorusia.

Po ashtu, aty tregohet edhe për pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtrimet e përbashkëta “Përgjigja e Shpejtë 2021″, e cila po mbahet nga 17 maji deri më 2 qershor.

“Nga data 20 maj deri më 25 maj u mbajtën manovrat e ushtrisë serbe me ato ruse, e quajtur si ‘Përgjigja e përbashkët 2021’. Në këtë ushtrim, ishin të përfshirë rreth 200 ushtarakë dhe 11 sisteme luftarake. Në shtator të vitit të kaluar, Serbia anuloi pjesëmarrjen e saj në stërvitjen e përbashkët me Bjellorusinë dhe Rusinë e emëruar si ‘Vëllazëria Sllave’, të cilat në atë kohë mbaheshin në territorin bjellorus. Kjo ndodhi në një kohë kur gjithçka ishte e përgatitur. Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin tha se, Beogradi refuzoi të merrte pjesë në stërvitje për shkak të presionit të jashtëm”, shkruan Regnum.

Sipas tyre, perëndimi nuk po i shikon në mënyrë të favorshme stërvitjet e ushtrisë ruse dhe asaj serbe, kudo që mbahen. Siç duket, NATO nuk ka ndërmend të ndryshojë politikën e saj ndaj Rusisë ashtu edhe ndaj Serbisë.

“Gjatë ceremonisë së hapjes së stërvitjes së përbashkët, përfaqësuesit e të dy ushtrive theksuan se mbajtja e ushtrimeve rrit bashkëpunimin midis forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë”, shkruan media ruse.

Në këtë shkrim thuhet se, NATO po bënë gjithçka që të afroj vendet e Ballkanit ndërmjet vete.

“Derisa forcat e armatosura të Serbisë dhe Federatës Ruse po kryejnë trajnime të përbashkëta në territorin serb, Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) po bën gjithçka për të afruar vendet e Ballkanit ndërmjet vete sa më fort që të jetë e mundur, duke organizuar aksione dhe stërvitje ushtarake me pjesëmarrjen e tyre në kuadër të ‘Partneritetit për Paqe’. Manovrat e tilla janë organizuar së bashku me Bosnjën e Hercegovinën, në të cilën nuk ka konsensus midis tre popujve shtetformues për anëtarësimin e vendit në NATO. Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilat NATO po i stërvit për t’i shndërruar në ushtri, janë gjithashtu të përfshira në manovra. Pothuajse në të njëjtën kohë me stërvitjet ruso-serbe që po mbahen në malin Manyacha të Republika Srpska, po mbahen manovra të përbashkëta të forcave të armatosura të Bosnjës e Hercegovinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ushtrimet “Përgjigja e Shpejtë 2021″ po mbahen nga 17 maji deri më 2 qershor”, thuhet në shkrim.

Regnum tregon se 25 vende janë përfshire në manovrën ushtarake “Mbrojtësi i Evropës 2021”.

“Anëtarët e NATO-s dhe partnerët e tyre, nga muaji maj deri në qershor, po kryejnë disa stërvitje ushtarake në Evropë. Manovra e quajtur “Mbrojtësi i Evropës” mbahet çdo vit dhe organizohet nga ushtria amerikane. Këtë vit, 25 shtete u janë bashkuar kësaj manovre, duke filluar nga shtetet e BE-së dhe Kanadaja, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, si dhe shtetet partnere, siç janë Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia”, tregon Regnum.

Kjo medie ruse shpjegon për stërvitjen e planifikuar e njohur si “Mbrojtësi i Vendosur 2021”.

“Përveç kësaj, në fund të muajit maj, NATO ka në plan të mbajë stërvitjen ‘Mbrojtësi i Vendosur 2021’. Faza përfundimtare e këtyre ushtrimeve është planifikuar të përfshijë 20 shtete anëtare të aleancës. Ushtrimet ndahen në tre pjesë. Në pjesën e parë, theksi është në forcat detare – janë planifikuar manovra në Atlantik, në të cilat do të përfshihen 5,000 ushtarë dhe 20 anije, si dhe 40 aeroplanë. Pjesa e dytë e stërvitjes do të zhvillohet në qytetin e Ulmit, ku është vendosur qendra e komandës logjistike të NATO-s. Detyra e kësaj qendre është të sigurojë transferimin e shpejtë të trupave përtej kufijve të Evropës. Ndërsa, pjesa e tretë e stërvitjes do të zhvillohet në rajonin e Detit të Zi, ku rreth 4 mijë forca të NATO-s, të udhëhequra nga Turqia do të zbarkojnë në Rumani”, shpjegon media ruse.

Në fund sipas tyre, Serbia dhe Republika Srpska janë në një pozitë të palakmueshme për shkak të veprimeve të NATO-s.

“Kosova po përgatitet të bashkohet me aleancën sa më shpejt që Beogradi të nënshkruajë ‘marrëveshjen’ me Prishtinën. Bosnja e Hercegovina po synon të injorojë vullnetin e qytetarëve serb dhe të Republika Srpska, edhe nëse kjo e fundit kërkon mbajtjen e një referendumi për hyrjen e vendit në NATO. Pavarësisht presionit të NATO-s dhe BE-së, Serbia duhet të thellojë bashkëpunimin ushtarak me Federatën Ruse”, përfundon shkrimi. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi