23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Mënyra e ushqimit sipas tipit të figurës: Çfarë dhe kur duhet të hani – Sinjali

2 min read

E dini se çdo tip i trupit kërkon ushqim të posaçëm.

Po ju
sjellim dietën për trupin në formë të orës së rërës, mollës, dardhës dhe
kënddrejtë, transmeton Telegrafi.

Karakteristikat e figurës: Supe dhe gjoks masiv, torzo vizualisht e rritur; Mungesë e theksimit të belit.

Nutricionistët
rekomandojnë: Minimum të marrjes së karbohidrateve, ndërkaq shtim të marrjes së
fibrave. Damat të cilat kanë këtë formë të trupit, luftojnë me kolesterinën dhe
kanë rrezik nga zhvillimi i diabetit dhe i problemeve shëndetësore. Këto dama
kanë nivel të shtuar të kortizolit, hormon i stresit.

Çfarë të bëni?

Shtrijuni
vazhdimisht: Joga dhe shtrirja do t’ju shpëtojnë.

Në ushqim
fokusohuni në marrjen e karbohidrateve “të ngadalshme”, për shembull: hikrrën
dhe melin. Mishin kreshmor mos e përjashtoni.

Përfundim:
shmangni ushqimin e yndyrshëm.

Dieta për tipin e trupit: Dardhë

Karakteristikat
e figurës: Vithe masive dhe kërdhokulla të theksuara, gjunjë të rrumbullakuar;
bel të hollë, ndërsa supe dhe gjoks vizualisht më të ngushtë se kërdhokullat.
Tepricat e kilogramëve gjithmonë janë të bukura për kërdhokulla dhe vithe.

Nëse keni
tip të këtillë të trupit, nga ushqimi eliminoni karbohidratet dhe mishin.

Rekomandohet
të hani: perime dhe fibra; kos; mish kreshmor; pemë me kokrra dhe, kryesisht,
pemë.

Patjetër
hiqni nga ushqimi: pijet me sheqer; pjekurinat dhe ëmbëlsirat, si edhe gjalpin
dhe frutat arrore.

Ushtrimi:
Për ju është vrapimi klasik.

Dieta për tipin e trupit: Orë e rërës

Karakteristikat
e figurës: Vëllimi i gjoksit dhe i kërdhokullave është përafërsisht i njëjtë;
shtresat yndyrore grumbullohen në mënyrë të harmonishme, njësoj edhe në pjesën
e sipërme por edhe në pjesën e poshtme të trupit. Beli është dukshëm i
theksuar.

Kushtoni
kujdes mënyrës së shëndetshme të ushqimit dhe ushtrimeve. Rekomandohen joga,
aerobia, vallëzimet…

Është e
nevojshme që në ushqim të shtoni perime me fletë; mish gjedhi, vezë, arra,
produkte jo të yndyrshme të qumështit.

Eliminoni
ëmbëlsirat!

Dieta për tipin e trupit: Kënddrejtë

Ky tip i
trupit, i ashtuquajtur “femër djalosh”: supe të ngushta; kërdhokulla të
ngushta; gjoks të vogël.

Kur femra e
tillë shton kilogramët, yndyrat grumbullohen në stomak dhe në kërdhokulla.
Është e dobishme që në ushqim të përfshihen proteinat dhe peshku i yndyrshëm.


kufizohen: kafja dhe ëmbëlsirat.

Aktiviteti fizik: ushtrime të lehta, pilates, aerobi, vallëzim. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali