MF-ja nënshkruan marrëveshje me BZhKE-në për “reagimin emergjent ndaj “COVID-19” – Sinjali

Sot, më 27 maj, është nënshkruar marrëveshja e Amandamentimit nr.1 të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë mes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE), përfaqësuar nga Guvernatori i BZhKE, Rolf Wenzel, në vlerë prej 25 milionë euro. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen pas aprovimit të këtij projekti në muajin mars të këtij viti brenda këtij BZhKE-së.

Kjo Marrëveshje bazohet në marrëveshjen bazë
të financimit prej 35 milion € të nënshkruar në gusht 2020, e cila ka mbuluar
një pjesë të shpenzimeve në kuadër të menaxhimit të pandemisë, me një fokus në
përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit shëndetësorë, si dhe
blerjen e pajisjeve mjekësore, materialet mbrojtëse, dhe ndërtimin e zinxhirit
të ftohtë.

Marrëveshja e Amandamentimit ka për qëllim
ofrimin e mbështetjes për Qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj për t’u ofruar
shërbime mjekësore të të prekurve nga virusi COVID-19, financimin retroaktiv të
vaksinave për rreth 50% të popullsisë, dhe menaxhimin e pandemisë në tërësi nga
Qeveria e Kosovës.

“BZhKE mbetet një nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë që ndihmojnë Kosovën me ballafaqimin me pandeminë COVID-19”./GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Author: admin