November 28, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mijëra persona ikin nga Goma pas paralajmërimit për një shpërthim të dytë të vullkanit – KOHA.net

1 min read

Mijëra persona janë evakuuar nga qyteti Goma në Republikën Demokratike të Kongos nga frika për një shpërthim tjetër të vullkanit, njofton BBC.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se Mount Nyiaragongo mund të shpërthejë sërish.

Vullkani, rreth 10 kilometra nga Goma, shpërtheu në fundjavë, duke shkaktuar vdekjen e 32 personave dhe duke lënë mijëra tjerë pa strehë, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.

Mijëra kanë ikur, por disa banorë kanë filluar të kthehen.

Zona është dridhur, duke shkatërruar disa ndërtesa, dhe dy qarje disa qindra metra të gjata janë paraqitur në tokë.

Goma është një qytet me rreth 670 mijë banorë.

Dridhjet po ashtu janë ndjerë edhe në kryeqendrën e Ruandës, Kigali, që gjendet 90 kilometra larg.

Ndima Kongba, guvernator ushtarak në provincën North Kivu, ka dhënë urdhër të evakuimit sot, duke thënë se është zbuluar magma përfundi Gomas dhe Liqenit Kivu.

“Momentalisht nuk mund ta përjashtojmë një shpërthim në tokë apo përfundi liqenit”, ka thënë Kongba.

Burimi i lajmit: Koha.net