Milan nuk blen Tonalin, mesfushori do të kthehet në Brescia – GazetaBlic

Një vit më parë Milani mbylli kalimin e Sandro Tonali nga Brescia në një huazim me të drejtë blerje.

Duket se ishte një formalitet dhe në vend të kësaj në fund mesfushori i ri, autori i një sezoni mjaft zhgënjyes, nuk do të blihet plotësisht nga Milani, shkruan GazetaBlic Sport.

25 milion euro të tjera do të duheshin për të përfunduar blerjen dhe për këtë arsye ai do të kthehet në Brescia, sipas Il Giornale.

Tonali nuk arriti të ambientohet në skuadrën e Milanit, me ç’rast mund të kthehet tek Brescia, pasi nuk shihet në planet e Piolit.

/GazetaBlic Sport

Burimi i lajmit: Gazeta Blic

Author: admin