December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Milevski: Modeli zgjedhor ju përshtatet vetëm të majtës dhe të djathtës – Telegrafi

1 min read

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski për “Samo Vistina” theksoi se mënyra e reklamimit të partive politike në fushata nxjerr në sipërfaqe pabarazinë midis partive.

“Mënyra e reklamimit gjatë zgjedhjeve duhet të ndryshohet, ne nuk jemi të gjithë të barabartë në këtë situatë, sepse partitë më të mëdha zënë më shumë hapësirë, dhe në një fushatë të gjithë fillojmë nga e para. Në garë, më i forti nuk mund të fillojë nga 50 metra, dhe më i vogli mund të fillojë nga zero. Aktualisht ka negociata midis partive politike për të ndryshuar modelin zgjedhor dhe për të ndryshuar listat për zgjedhjet lokale. Unë mendoj se ato negociata janë vetëm një blerje kohe.

Është e qartë se ky model i përshtatet të majtës dhe të djathtës për të mbajtur këtë monopol, për të mos lejuar konkurrencën”, tha Milevski./Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi