December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Milovan Drecun: Plani duhet të shtrohet në tavolinë, autonomi për serbët në Kosovë!

3 min read

“Secili propozim pa autorësi dhe anonim, që ka “rrjedh” në ditët e kaluara përbën balonë provues dhe llogarit në aktin e afërm të marrëveshjes përfundimtare, thonë bisedues në “Kurir”.

Atmosfera në prag të dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit me ndërmjetësim të Brukselit me javë përgatitet me lëshimin në opinion të ideve të ndryshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes të ashtuquajturve “non-paper”, ku secili nga ata janë pa autor dhe anonim dhe përbëjnë balon testues dhe paralajmërojnë se akti i nënshkrimit të marrëveshjes është afër.

Ndonëse për shumëkënd ideja e non-paper përbën vetëm fantazi, drejtori i Forumit për raporte etnike në Beograd Dushan Janjiç, thotë se propozimet janë të afërta me atë që u diskutua për këtë më herët.

“Ky inflacion i non-pejperve flet se organizata të ndryshme jo-qeveritare dhe subjekte politike vlerësojnë se dialogu është para ringjalljes dhe është afër akti i nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare. Të gjitha idetë janë të dobishme, por kjo është çëhtje e mbyllur. Por, ka realitet dhe interes politik, ka bllokadë nga të gjitha anët. Në debat duhet të punohet, por frikësohem se po pritet periudha pas zgjedhjeve në Serbi me kusht të mbijetesës së qeverisë së Kosovës”, tha Janjiç.

Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun tha se qëndrimet e Beogardit dhe Prishtinës janë të qarta dhe pritet që dikush të marr guxim që në tavolinë të vendos propozime konkrete.

“Padyshim presion perëndimor është i madh që dialogu të vazhdojë dhe të sjellë marrëveshjen përfundimtare. Është e qartë përpjekja e Prishtinës që nga ky format të imponojë njohjen e ndërsjellë. Serbia ka qëndrim të qartë se bisedë rreth autonomisë mund të ketë vetëm në kufij të saj dhe nuk ka asgjë nga njohja e pavarësisë së Kosovës. Pra qëndrimet janë të qarta, tash të thonë çfarë ka në tavolinë, për çka të diskutohet. Pa marr parasysh autorësinë e non-pejper për zgjidhje, nuk ka asgjë pa propozime konkrete. Kështu vetë bëhet joserioze çështja”, tha Drecun.

Në javët e fundit në opinion janë hedh shumë non-paper kryesisht rreth çështjes së Kosovës dhe të ardhmes së Ballkanit. I pari ishte ai slloven që iu përshkrua Janshes dhe propozohej ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit.

Edhe Borel ofroi një dokument të tillë, ku BE angazhohet për rritjen e rolit të saj në regjion dhe uljen e ndikimit rus e kinez.

Ndërsa mbështetësi i zjarrtë i pavarësisë së Kosovës Server propozoi njohjen e ndërsjellë dhe presionin e perëndimit për 5 vendet evropiane për të pranuar Kosovën.

Janjiq deklaroi se procesi i formimit të Ushtrisë së Kosovës është punë e kryer, ajo ka ndodh, prandaj, as Serbia, Rusia dhe as Kina nuk mund ta ndalin!

“Kjo nuk i përgjigjet interesit të Rusisë, pasi është e qartë se Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s, sepse tashmë po punon si një forcë sigurie”, shpjegoi Janjiq.

Sipas tij “Serbia tani mund të bëjë zhurmë të madhe politike, sigurie dhe diplomatike, të thërrasë forcat paqeruajtëse ruse, të shpallë okupimin dhe objektivisht kjo zhurmë kërcënon me destabilizimin e Serbisë”.

Burimi i lajmit: Një Kombë