December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ministri i Shëndetësisë paralajmëron se vaksinimi masiv do të nisë nga 15 qershori – KOHA.net

2 min read

Fillimin e vaksinimit masiv për qytetarët e Kosovës, nga 15 qershori e ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, të mbajtur këtë të enjte, Vitia ka thënë se janë duke e hartuar një plan në lidhje me këtë dhe, sipas tij, deri në fund të vitit, do të vaksinohet rreth 60% e popullsisë.

“Jemi në diskutime të vazhdueshme me prodhuesit dhe jemi në fazën finale të kontratës e cila do të na mundësoj të vazhdojë me procesin e vaksinimit në masë. Sa i përket vonesat, i kemi sqaruar edhe herën e kaluar procesi i negocimit tek ne ka filluar në fund të vitit kur shumica e kontratave janë mbyllur. Natyrisht për çdo vaksinë që ka një afat skadence të shkurtër, e cila bëhet në bazë të kërkesave nga shtete përkatëse, kompanitë prodhuese prodhojnë aq sa negociojnë shtetet”, ka thënë Vitia.

Kosova deri tani ka pranuar mbi 62 mijë doza të kompanisë “AstraZeneca”, nga COVAX-i dhe rreth 15 mijë të kompanisë “Pfizer”, donacion nga Bashkimi Evropian.

Paralajmërimeve për ardhjen edhe të rreth 100 mijë dozave të vaksinës nga BE-ja, Ministria e Shëndetësisë, u ka paraprirë me kërkesë ndaj komunave të Kosovës, që t’i rrisin kapacitetet për vaksinim.

Peja, Prizreni e Gjilani janë ndër komunat, së cilave u është kërkuar nga MSH-ja, që të caktojnë një lokacion ku mund të punojnë mbi 14 ekipe.

Zyrtarë të Komunës së Prizrenit, përmes telefonit kanë thënë se tashmë veprojnë me 26 ekipe mjekësore, por që nuk kanë mjaftueshëm vaksina për qytetarët. Derisa edhe komuna e Gjilanit nga kjo e enjte e ka ndërprerë procesin e vaksinimit, si shkak i shpenzimit të të gjitha dozave që kishte në dispozicion.

Nga Drejtoria e Shëndetësisë kanë thënë se në rast se institucionet e Kosovës arrijnë t’i furnizojnë me vaksina, atëherë opsion e kanë palestrën sportive në këtë qytet.

Burimi i lajmit: Koha.Net