December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ministri Murati i reagon Abelard Tahirit rreth shpedicionit të kamionit ku gjendeshin 400 kg kokainë

1 min read

12:52 / E Enjte, 27 Maj 2021 / M. M

Ministri i Financave, Hekuran Murati iu është përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sa iu përket akuzave për emërimet në Doganën e Kosovës.

Murati ka thënë se deputeti i PDK-së, ka shpifur kur tha se vëllai i drejtorit të doganës e ka bërë shpedicionin e kamionit ku u gjenden 400 kilogramë kokainë

“Dua ta adresojë një shpifje për drejtorin e doganave  që u bë sot në këtë seancë e që lidhet me implikimin e familjarëve në importimin apo shpedicionin siç u tha së kompanisë për rastin e zënies së kokainës. Po e them që është shpifje dhe e pavërtetë”, ka thënë ai.

Më  tutje ministri i Financave deklaroi se prej se është emëruar drejtori i ri i doganave, Agron Llugaliu, janë arrestuar 10 zyrtarë doganorë për implikime në kontrabandën me duhan dhe barna.

Burimi i lajmit: IndeksOnline