May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Mjekët marrin në Kuvend premtime për shtesat dhe Ligjin për Paga – KOHA.net

3 min read

Pa praninë e mediave është zhvilluar takimi i parë mes Komisionit parlamentar për shëndetësi dhe udhëheqësve të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Pas takimit katërorësh, para mediave drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tregoi për temat e diskutuara dhe kërkesat e tyre. E kërkesë kryesore e Shërbimit Spitalor ishte një mbështetje më e madhe buxhetore.

“Ne si SHSKUK duhet ta shohim në zbatim Ligjin e pagave dhe vetëm Ligji i Pagave do ta zgjidhte një herë e mirë çështjen e pagesës së punëtorëve shëndetësorë. Ndërkohë që ne kërkojmë që në bazë të mundësive buxhetore të jenë sa më të larta pagesat për punëtorët shëndetësorë që janë të angazhuar”, tha Krasniqi.

Ai foli edhe për çështjen e shtesave për punëtorët e sistemit shëndetësor. Ndërsa që këtë ua premtoi vetë kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne do të angazhohemi për rritje të shtesave. Angazhimi kryesor do të jetë i orientuar drejt një ligji të ri për paga, ku atëherë në mënyrë të duhur dhe meritore do të zgjidhet çështja e pagave për të gjithë punëtorët shëndetësorë pa dallim, si dhe stafin mbështetës. Kërkesat kryesore nga SHSKUK-ja janë mbështetja buxhetore, që unë besoj që nuk do të mungojë, sidomos për barna edhe pse ne sa u përket spitaleve e kuptuam që deri 84% ka mbulesë”, tha Mulhaxha-Kollçaku.

E derisa rëndësi kryesore në diskutim i është dhënë mbështetjes buxhetore për mjekët, Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës tha se primare duhet të jetë reduktimi i listës së pritjes.

“Mungesat në Listën esenciale në pandemi e kanë rënduar situatën edhe më shumë, pastaj ka mungesa në disa prej shërbimeve për shkak të pandemisë dhe disa prej riorganizimeve me një kohë ka pasur vendim për mbyllje të ambulancave specialistike dhe kjo ka bërë të rritet lista e pritjes. Situata është e rëndë në aspektin e mungesës së vaksinave. Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk ka kontratë për furnizim me vaksina”, deklaroi Haxhi. Madje, sipas tij lista shkon deri në 1.000 pacientë.

“Ajo çka po ndodh me furnizim me vaksina është në bazë të donacioneve. Kërkesa jonë është edhe për mungesë të barnave, e cila është një kosto e madhe buxhetore për shumë pacientë dhe familje”, u shpreh Haxhiu.

Përveç tjerash, në këtë takim, siç u bë e ditur është diskutuar për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve

Burimi i lajmit: Koha.Net