January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Moment qesharak në Kuvend – Konjufca: Bekë, ti je i sporteve të rënda, pasi the pyetja e lehtë, kryeministri doli nga salla – Telegrafi

1 min read

Pas shumë diskutimesh në lidhje me Agjencinë e Privatizimit të Kosovës, një moment që u përcoll me të qeshura në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ishte kur fjalën e mori deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Ai tha se e ka një “pyetje të lehtë” për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërkohë ky i fundit lëshoi sallën.

“Unë e kom një pyetje të lehtë. Kryeministër ti e shkarkove Bordin e AKP-së. A po rrin a shkove?”, tha Berisha.

Ndërkaq, në këtë moment kur në Kuvend, deputetët filluan të qeshin, Konjufca i tha Berishës, se meqë është “i sporteve të rënda”, dhe tha se pyetja e tij ishte e lehtë, atëherë kryeministri e lëshoi sallën.

“A e din pse dul Bekë, se ti je i sporteve të randa, e masi ti the pyetje të lehtë, ai doli”, i tha Konjufca, Berishës.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Berisha tha se do të vazhdojë ta bëj pyetjen në drejtim të kryetarit.

“Ky e shkarkoi Bordin e AKP-së, tash po bisedoj me ty kryetar. Bordi i ri që ka me u vendos tani, a janë Bord i vullnetarëve apo kanë me i shpenzu nga 25 mijë euro për një takim”, tha Berisha. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi