December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Moti sot, shi dhe shkarkime rrufesh

1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashikohet të ketë reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IKMK-së.

Burimi i lajmit: Epoka e Re