December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mourinho e do sulmuesin e Lyonit

1 min read

MEDIA TALK

Mourinho e do sulmuesin e Lyonit

21 May, 2021 @11:24

Përkundër se përgjatë gjithë kohës po përfolet si opcion për të shkuar te Barcelona, Memphis Depay duket se ka mundësi të kalojë edhe te Roma.

Këtë e ka bërë të ditur Corriere dello Sport, derisa në një bisedë me L’Equipe vetë Depay ka thënë se Barcelona nuk është skuadra e vetme e interesuar për atë.

Depay

“Ai është synim i Jose Mourinhos për tu bërë pjesë e projektit të tij te Roma,” ka shkruar ndër të tjera CdS, derisa në artikull është thënë se negociatat Barcelona-Depay janë larg marrëveshjes finale.

Giallorossët që pritet të bëhen edhe më të fuqishëm stinorin tjetër me Mourinhon të konfirmuar si strateg, mund t’i ofrojnë rrogën e kërkuar nga Depay veçanërisht nëse lirohen nga Edin Dzeko.

Burimi i lajmit: FFK