December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mungesa e ftesës për ndeshjet e qershorit, reagon Bernard Berisha – Telegrafi

1 min read

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret e qershorit ku pati disa emra të rinj.

Mirëpo, disa lojtarë nuk ishin ftuar nga zvicerani, ndër ta edhe Bernard Berisha, i cili kaloi një sezon të mrekullueshëm në Rusi.

Berisha ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”, duke thënë se nuk është kontaktuar nga askush nga FFK.

“Përshëndetje për të gjithë! Duke e parë që kam marrë shumë mesazhe e ndjej për obligim ta sqaroj të vërtetën”.

“Selektori ka vendos që unë te mos ftohem për këto 2 ndeshje miqësore në qershor. Realisht, selektori ka të drejtë sepse janë miqësore dhe duhet te provohen lojtarët e rinj, por ajo qa nuk më pëlqen dhe që është jo profesionale është fakti se ata nuk më kanë kontaktuar askush për mos ftesën duke parë që kam ber një sezon shumë të suksesshëm”.

“Prandaj mendoj se Selektori të paktën të tregohet i sinqertë  dhe të na kontaktojë sepse bisedën e fundit që e kemi pasur në Shqipëri, ai më dha shumë shpresa dhe në fund prapë u zhgënjeva. Unë i dëshiroj Kosovës shumë suksese”, ka shkruar Bernard Berisha. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi