December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Murati- Sakar: Mbështetje potenciale nga ana e shtetit turk në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës

1 min read

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë Çağri Sakar. Me këtë rast, ministri Murati dhe ambasadori Sakar u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ministri Murati e njoftoi Ambasadorin Sakar për prioritetet e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të cilat dalin nga Programi i Qeverisë Kurti, për situatën Makro-Fiskale në vend, për hapat e ardhshëm në tejkalimin e gjendjes se rënduar ekonomike si pasojë e COVID–19 si dhe për adresimin e sfidave për rritjen ekonomike dhe fuqizimin e sektorit privat si bartës i punësimit dhe zhvillimit ekonomik në vend.

Ndërsa Ambasadori i Turqisë në Kosovë Çağri Sakar falenderoi Ministrin Murati për pritjen dhe shprehi gadishmerinë e tij dhe të shtetit të Turqisë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe miqësore ndërmjet dy vendeve  përmes rritjes së investimeve të huaja direkte të Turqisë në Kosovë dhe mbështetjes potenciale nga ana e shteti turk në rimëkëmbjen ekonomike të vendit, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

Burimi i lajmit: Kosova Live 360