May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Muriqi ndahet nga personi që e bëri të ‘famshëm’

1 min read

23:28 / E Enjte, 27 Maj 2021 / A. A

Vetëm një vit pas transferimit te Lazio, Vedat Muriqi është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes në merkato.

Mediumet në Turqi raportojnë se sulmuesi kosovar dëshiron të rikthehet te Fenerbahçe.

Derisa mbetet pikëpyetje e ardhmja, Muriqi është ndarë me menaxherin Haluk Canatar.

Ky i fundit ia siguroi transferimin te Fenerbahçe, e verën e kaluar negocioi me Lazion, shkruan Indeksonline.

Tashmë, 27 vjeçari menaxhohet nga agjencia ‘FutureBall’, e cila është shumë afër klubeve turke, ka disa klientë që luajnë në Superligë.

/Indeksonline/

Burimi nga Indeksonline