Ndeshet autoambulanca, pacienti vdes natyrshëm? (VIDEO)

Me gjendje të rënduar u nis nga Qendra Mjekësore e Kamenicës.

Por, rrugës për Gjilan, ku do të merrte tretman, Limon Morina u aksidentua bashkë me autoambulancën që po e transportonte pas ndeshjes në hyrje të qytetit me një makinë tjetër.

Në këtë rrugëtim, 89 vjeçari vdiq, por dyshohet se zemra iu ndal para përplasjes mes veturave.

Kjo konfirmohet edhe nga familjarët, meqë stërnipi i tij po e shoqëronte në makinë dhe ishte dëshmitar i asaj çka ndodhi.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin