November 28, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ndeshja e tretë mes Milwaukee Bucks – Miami Heat, ekskluzivisht në Artmotion

2 min read

Ndeshja e tretë e raundit të parë në fazën “Play Off” mes Milwaukee Bucks dhe Miami Heat do të zhvendoset tani në shtëpinë e finalistëve të edicionit të kaluar. Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, djelmoshat e Eric Spoelstras do kërkojnë fitoren e parë për ti mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. Ndërsa “Drerët” janë vetëm dy fitore larg raundit gjysmëfinal në konferencën lindore. Përballja fillon në orën 01:30 dh transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.

01:30 MILWUAUKEE BUCKS – MIAMI HEAT ART SPORT 1

Kjo do të jetë ndeshja e tretë e fazës “Play off” për dy skuadrat që ballafaqohen mes vete. Në dy ndeshjet e mëparshme, ishte Milëaukee që fitonte në shtëpinë e saj, fillimisht me rezultat 109:107 pas vazhdimeve dhe në ballafaqimin e dytë me rezultat të thellë, 132-98. Nga viti i kaluar, Miami Heat është shumë ndryshe, me Adebayon dhe Butler që nuk kanë qenë në elementin e tyre më të mirë në këto ndeshje.

Në sezonin e rregullt, Milwaukee ishte në vendin e tretë të lindjes me 46 fitore e 26 humbje teksa Miami Heat e përfundonte në vendin e gjashtë me 40 fitore e 32 humbje.

Gjatë historisë këto dy ekipe në play off luajtur 11 herë, me Miamin që fitonte serinë prej 4-1 në vitin e kaluar teksa në vitin 2013 fitonte me seri prej 4-0.

Miami, 5-shja e mundshme startuese:

Adebayo, Ariza, Butler, Robinson, Nunn.

Bucks, 5-shja e mundshme startuese:

Lopez, Antetokounmpo, Middleton, DiVicenzo, Holiday.

Burimi i lajmit: Klan Kosova