Ndodh edhe kjo në Prishtinë: Arnohet rruga me beton!

17:51 / E Enjte, 27 Maj 2021 / A. S

Që nga fillimi i sezonës së pranverës rrugë të shumta po shtrohen e po arnohen në kryeqytet, raporton IndeksOnline.

Madje në disa pjesë po bëhen edhe intervenime në rrjetin e ujërave të zeza si dhe në sistemin e energjisë elektrike.

Mirëpo banorët e lagjes “Haxhi Zeka”, në kryeqytet tash e sa muaj po përballen me rregullime të kësaj rruge, ndërsa tani ata në adresë të IndeksOnline kanë treguar se si një pjesë e kësaj rruge po arnohet me beton. Në vend që rruga të shtrohej me asfalt një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në pamjet më poshtë mund të shihni se si kjo rrugë po arnohet me beton.

Burimi i lajmit: IndeksOnline

Author: admin