December 6, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Në mesnatë lansohet dueti i Loredanës dhe Mozzikut – Telegrafi

1 min read

Çifti i njohur shqiptar, Mozzik dhe Loredana Zefi, sonte në mesnatë sjellin këngën e re.

Paralajmërimi është njoftuar prej disa ditësh me postime e video të ndryshme në rrjete sociale.

“Rosenkrieg” mban titullin kënga e dyshes, e cila do të jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Në bazë të asaj që kanë ndarë deri më tani në rrjete sociale, prindërit e një vajze vijnë me paraqitje të mahnitshme e me plot stil.

Lexo po ashtu:

“00:00 Rosenkrieg sonte”, ka shkruar Mozzik në një postim të hedhur para pak minutash përkrah bashkëshortes.

Mozzik (Foto: Instagram)

Projekti është pjesë e albumit të tyre të ri të quajtur “No Rich Parents”, të cilët në vijim do të vijnë edhe me të tjera prurje muzikore.

Mozzik dhe Loredana janë kthyer së bashku sërish, teksa ndajnë një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi