December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Nga mesi i qershorit pritet të lejohen edhe dasmat – KOHA.net

2 min read

11:21

Nga mesi i qershorit pritet të lejohen edhe dasmat

Asociacioni i Komunave të Kosovës, përmes një njoftimi, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se nga mesi i qershorit do të lejohen edhe ahengjet, që deri më tash ishin të ndaluara për shkak të pandemisë.

“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në orën 24:00, ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

11:09

MSH-ja pajtohet të heqë orën policore dhe ta zgjasë orarin e gastronomisë

Kryetari i Asociacionit të Komuanve të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka konfirmuar për KOHËN se në takimin e sotëm me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, janë marrë parasysh kërkesat e komunave të Kosovës.

Sipas Ibrahimit, Vitia ka marrë parasysh rekomandimin që të hiqet ora policore, ndërsa gastronomia të lejohet të punojë deri në orën 24:00.

E në rast se gjatë ditëve të vazhdim, situata me Covid 19 do të vazhdojë të jetë stabile, sipas Ibrahimit do të ketë edhe lehtësira të tjera, që kanë ndikim në zhvillimin ekonomik sa i përket hotelerisë dhe sektorëve të tjerë.

Më 18 prill, Qeveria e Kosovës vendosi masat e përgjithshme në nivel të vendit, për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke vendosur kufizimin e lëvizjes, nga ora 22:30, e duke ua ndaluar punën bizneseve nga ora 22:00.

Burimi i lajmit: Koha.net