December 6, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ngjarjet e datës 28 maj – KosovaPress

2 min read

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta i nënshtrohen testit të arritshmërisë. (Shkollat fillore në mbarë vendin, ora 09:00)

Vazhdon ushtrimi ushtarak “DEFENDER – Europe 21” në Gjakovë. Merr pjesë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj etj. (Babaj të Bokës, Gjakovë, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miraton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, objekti i ri i Komunës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Salla e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës, ora 10:00)

Mbahet takimi i 199-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Pa praninë e mediave. (KPK, ora 10:00)

Gjykata Speciale mban konferencën e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Ora 11:00)

Përurohet libri “Zhvillimi Ekonomik dhe Shtetndërtimi” nga autori Ismail Kastrati. (Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00)

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA në bashkëpunim me kompaninë Butterfly, mban konferencë për medie për shënimin e Ditës së Higjienës Menstruale. (Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00)

Klinika e Neurologjisë dhe Shoqata e Neurologjisë së Kosovës, ju fton në shënimin e Ditës botërore të Sklerozes Multiple 2021. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Mitrovicë mbanë konferencë për media. (Në selinë e partisë së degës në Mitrovicë, ora 11:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ndan çmimet vjetore për teatër. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 12:00)

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, mban konferencë për media. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 12:00)

Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë takohet me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini. Më pas vazhdojnë vizitën në çerdhen “Ganimete Terbeshi” ku bëhet pranim-dorëzimi i projektit të financuar nga Ambasada Bullgare. (Çerdhja “Ganimete Terbeshi”, ora 14:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)

Bëhet promovimi i librit të avokat Ramiz Krasniqit me titull “Ballë për Ballë me krerët e ShIK-ut”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 17:30)

Burimi i lajmit: Kosova Press