Nisin konsultimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Maqedoni – Telegrafi

Në organizim të ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq, dje pasdite u mbajt mbledhje e re e Grupit punues për ndryshime të Kodit zgjedhor, ku morën pjesë përfaqësues të LSDM-së, OBRM-PDUKM-së, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët, BESA-s, Të majtës, VMRO-Partisë popullore, PLD-së, Lidhjes Demokratike, partive parlamentare të bashkësive më të vogla etnike, si dhe ministri i punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Janë ftuar edhe përfaqësues të RDM-së dhe Alternativës.

Në mbledhjen, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, e cila kaloi në atmosferë konstruktive, përsëri u bisedua për çështjet politike lidhur me modelet zgjedhore dhe ndryshimet e mundshme, ndërsa përfaqësuesit e partive i parashtruan qëndrimet politike, propozimet dhe mendimet lidhur me ndryshimet.

Me këtë rast është arritur marrëveshje që bisedat në format të tillë të vazhdojnë javën e ardhshme.

Burimi i lajmit: Telegrafi

Author: admin