January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

NYT: Gjersa amerikanët po tërhiqen nga Afganistani, Talibanët po marrin nën kontroll kazermat ushtarake – Telegrafi

1 min read

Ndërsa ushtria amerikane u tërhoq nga Afganistani, Talibanët rrethuan shtatë kazerma ushtarake në pjesën lindore të vendit.

Forcat afgane të sigurisë në provincën lindore të Laghman ishin pothuajse nga municionet gjersa ushqimi po mbaronte. Disa oficerë policie nuk janë paguar për muaj të tërë.

Talibanët përdorën pleqtë e fshatit për t’u dërguar një mesazh rojeve të kazermave dhe mesazhi ishte, “Dorëzohuni ose do të vdisni”.

Sipas pleqve, në mes të këtij muaji, rojet u dorëzuan pas negociatave të gjata. Në kthim, 120 trupa dhe polici u lejuan kalimi i sigurt në pjesën e kontrolluar nga qeveria të Afganistanit. Ata duhej të dorëzonin armë dhe pajisje, shkruan newyorktimes.

Si kujtesë, tërheqja e ushtrisë amerikane filloi në fund të prillit të këtij viti. Ndërhyrja e tyre në luftën kundër Talibanëve zgjati për dy dekada dhe filloi pas sulmit terrorist në 11 Shtator 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Pas fillimit të tërheqjes, ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Hillary Clinton paralajmëroi se Talibanët mund të rimarrin kontrollin e Afganistanit. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi