Opozita nuk merr pjesë në përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi – KOHA.net

(Ekonomia Online) – Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në panelin intervistues për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, pasi Vetëvendosja ka kërkuar që gjatë intervistimit të jenë pesë përfaqësues nga kjo parti, raporton Ekonomia Online.

Partitë opozitare kanë kërkuar që paneli intervistues të përfaqësohet nga të gjitha subjektet politike me nga një anëtarë.

Kryesuesi Bekë Berisha, tha se nuk duhet të ketë ndërrim të praktikave.

“Për me zgjedh këtë shef duhet 61 vota pastaj na ka dal problemi që përfaqësuesi i LDK-së i PDK-së por edhe ju keni mospajtim në ndërrimin e praktikave. Unë nuk i bëjë argat një parti”, tha Berisha.

Enver Dugolli nga VV-ja nuk po e sheh si shkelje pjesëmarrjen e pesë anëtarëve të VV-së.

“Ne nuk kemi bërë asnjë shkelje sepse praktikat e mëhershme kanë qenë që nga të gjitha grupet të merr pjesë nga një përfaqësues. Tash jemi në fazën që kandidatët ta marrin ftesën nga Komisioni për intervistim”.

Elmi Reçica nga PDK-ja tha se nuk duhet ndryshuar rregullat, derisa ka propozuar Abelard Tahirin.

“Ne jemi tash parti opozitare por nuk kemi ndryshuar rregulla, sepse ashtu i kemi gjet dhe duhet t’i përmbahemi”.

Burimi i lajmit: Koha.net

Author: admin