December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Palmer dhe Lajçak të hënën në Prishtinë, bashkë takojnë Kurtin dhe Osmanin

1 min read

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Mathew Palmer, do të vijnë në Kosovë për vizitë zyrtare të hënën e javës së ardhshme.

Kështu ka mësuar Klankosova.tv nga burimet e veta.

Pritet që ata të takohen me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Një ditë më parë, Lajçak ka pritur në zyrën e tij në Bruksel Palmerin ku temë diskutimi patën edhe Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur të mirëpres mikun tim të mirë Matt Palmer në Bruksel sot. Nuk është për t’u habitur që ne folëm për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”.

Burimi i lajmit: Klan Kosova