December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Paralajmëron Kurti: Ky është rreziku më i madh për Qeverinë në muajt dhe vitet në vijim

2 min read

 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se opozita nuk po ka kritikë ndaj qeverisë.Gjatë fjalimit të tij para deputetëve të Kuvendit, ai tha se u ofron bashkëpunim edhe për këtë çështje, që mund t’u ofrojë ide se si ta kritikojnë qeverinë demokratike, shkruan Bota sot.

“Unë këtu shoh një lloj paaftësie për të bërë kritikë, ky është problemi. Edhe rreziku më i madh për shtetin tonë është mungesa e kritikës, ne s’kemi rrezik tjetër. E ju keni nevojë ose për paragjykim ose për shpifje që të na bëni kritikë, që duke qenë se bazohet në shpifje ose në paragjykim, nuk është më e tillë. Ky është problemi jonë se ju këtë nuk e konsideroni problem. Ne kemi problem të madh me juve, se jeni të paaftë me bë kritikë. Qeverisja demokratike ka nevojë për kritikë të opozitës, të cilën ne s’po e shohim as s’po e dëgjojmë”, ka thënë ai.

Kryeministri tha se opozita duhet të bëjë kërkesë nga qeveria që të marrë ide se si ta kritikojë atë, derisa shtoi se rreziku më i madh për qeverinë është mungesa e kritikës opozitare.

Andaj, më lejoni që ta shpreh gatishmërinë time për bashkëpunim edhe në këtë drejtim. Unë mund t’ju jap ide edhe si të na kritikoni, mirëpo ju duhet ta kërkoni një gjë të tillë, unë nuk bëj ofertë pa kërkesë. Edhe në ekonomi, besoj në ekonomi të kërkesës jo të ofertës, prandaj unë ju ofroj bashkëpunimin tim që ju të kërkoni ide për kritikën që ta bëni ju e që ta na ndihmoni që qeveria të jetë demokratike, a nëse ju na bëni kritikë duke shpifur apo paragjykuar, kjo tregon paaftësinë tuaj për kritikë. Dhe në muajt dhe në vitet në vijim, jo vetëm javët, rreziku më i madh i qeverisjes sonë demokratike, është mungesa e kritikës opozitare”, ka deklaruar Kurti./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press