May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Parma emëron Enzo Marescën në rolin e kryetrajnerit

1 min read

Tashmë është zyrtare, ish-futbollisti Enzo Maresca do të marrë drejtimin e skuadrës së Parmës sezonin tjetër, njofton Insajderi.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi emilian duke afruar në stolin e skuadrës një trajner të ri me ide të freskëta. Maresca ka pasur një karrierë të gjatë në Itali ku ka luajtur dhe për Juventusin në vitet 2000-2004.

Ndërkohë si trajner, Maresca ka punuar asisent në Spanjë tek skuadra e Sevilles dhe kohët e fundit drejtonte ekipin e 23 vjeçarëve të Manchester Cityt.

Ish-futbollistin e pret një punë e gjatë pasi Parma këtë sezon ra në Serinë B dhe vitin tjetër do të kërkojë rikthimin në elitën e futbollit italian. /Insajderi.com

Burimi i lajmit: Gazeta Online Insader