Pas borxheve, fitimi/ Si e ngritën dy bashkëshortët një pulari nga hiçi

Sandri dhe Viola pasi përfunduan studimet për mjekësi veterinare u punësuan menjëherë në pulari të ndryshme, nga aty i lindi idea të hapnin një pulari të tyren.

Ata dinin si të kujdeseshin për pulat, por nuk dinin se si të bënin tregti, për pasojë pularia e parë e ngritur me para të marra borxh dështoi.

“Mbase e mendova mirë që duhet të hap një pulari të vogël me 6 mijë krerë aty pësova dështimin e parë, që kapi vlerën e 20 mln lekëve të vjetra”, shprehet Sandri.

-Sa kohë tu desh që të guxoje përsëri?

“Pasi mbylla pularinë e parë mu desh 4 muaj që të rigjej forcën për tu ringritur”.

-Përse zgjodhe të merreshe me pula dhe jo diçka tjetër?

“Ky është pasioni im, profesioni që e dua aq shumë dhe çdo ditë dashurohem me të dhe me pulat”.

Sandri këmbëngulte që ta provonte përsëri, kësaj here ishte i sigurtë që vezët e pularisë do t’i rezistonin tregut. Për bashkëshorten e Sandrit, ngritja e një pularie të dytë ishte veprim i nxitur.

“Unë isha shumë pesimiste, ishte ide e Sandrit që ne ta riprovonim. Nuk kisha ç’të bëja duhej të shkoja pas tij”, tha ajo.

Çifti i ri nga Pogradeci nuk kishin asnjë qindarkë në xhep, por ishin miqtë dhe familjarët ata që i besuan përsëri mjekëve veterinerë. Sipas Sandrit pas durimit vjen lehtësimi. Pas borxheve, vendin e ka fitimi.

-Ku i gjete paratë?

“Tek miqtë, tek shokët tek ata që besonin tek unë”.

-Në sa borxhe u fute ti ?

“Afërsisht në 40 mln lekë të vjetra. Ishte një vlerë shumë e madhe dhe e pabesueshme për rrethin tim shoqëror dhe familjar. Ne kurrë nuk do i bënin aq para. Fatmirësisht goxha dhe po arrij që t’ja dal”.

Për Sandrin dhe Violën kjo pulari modeste është shtëpia e familjes Xhambazi që pritet të zgjerohet nga dita në ditë.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Një Kombë

Author: admin