December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Pas disa gotave me alkool, filloi rrahja brutale në një pishinë në Ohio – madje një femër u nokautua së bashku me partnerin   – Telegrafi

2 min read

Pas disa gotave me alkool ka shpërthyer dhuna e paparë në një pishinë në Ohio, dhe gjithçka filloi pasi nuk u respektua radha për t’u lëshuar nga topogani ujor – e si rezultat i kësaj dy persona janë arrestuar dhe një grua që ishte nën ndikim të alkoolit ka përfunduar e larë në gjak dhe pavetëdije.

Pamjet e postuar në YouTube, shfaq disa vizitorë në pishinën Kalahari në Sandusky duke u grushtuar – e sipas dëshmitarëve gjithçka filloi për shkak të mos respektimit të pritjes në radhë, transmeton Telegrafi.

Ishin shpëtimtarët e pishinës që ndërhynë për ta qetësuar situatën, por edhe kjo nuk i ndali vizitorët që të vazhdojnë grushtimin.

Madje një grua e identifikuar si Brittany Cabay shihet duke sulmuar një burrë që rrahej me një mashkull tjetër, por kjo i kushtoi shtrenjtë pasi ai e kapi dhe e përplasi me tërë forcën për tokë.

23-vjeçarja nga Michigani për pak sekonda humbi vetëdijen nga përplasja, kurse e tëra fytyra e saj ishte mbuluar me gjak. E mediat amerikane raportojnë se i dashuri i saj Zackary Colzin, kishte marrë më pas një karrige me të cilën iu vërsul burrit që ia nokautoi partneren.

Por edhe ai kishte fatin e njëjtë me të dashurës, pasi gjatë sulmit rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë duke humbur edhe ai vetëdijen për pak sekonda.

Megjithatë që situata të vihet nën kontroll, policia u detyrua të përdor elektroshok dhe t’i arrestoj pjesëmarrësit në këtë rrahje që shokoi dhjetëra pushues në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi