Përplasen mes vete dy vetura, vdes një person në Gjilan

Dje në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve ku lëndime vdekjeprurëse ka marrë një person.Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 26.05.2021-11:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë”./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press

Author: admin