December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Përqafimi në kohë pandemie fiton çmimin e fotografisë për vitin 2021 – Telegrafi

1 min read

16.04.2021 • 13:39 / E përditësuar

Një fotografi që simbolizon “dashurinë dhe dhembshurinë”, është shpallur si fotografia botërore për vitin 2021, në konkursin e “World Press Photo of The Year”.

Çmimi i jepet fotografive të shkrepura nga mediat ndërkombëtare. Kjo foto është shkrepur nga fotografi danez Mads Nissen që ka kapur në San Paolo të Brazilit përqafimin e një infermiere me një zonjë të moshuar, në një vend thellësisht të tronditur nga më shumë se 360 mijë viktima nga COVID-19.

Çmime të tjera u ndanë për kategori specifike, si fotolajm, mjedis, sport dhe portret. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi